Gareth Bale njoftoi para pak ditëve tërheqjen nga futbolli i luajtur teksa e mbylli aventurën në Amerikë ku për herë të fundit veshi fanellën e Los Angelos.
Uellsiani vendosi të “varë këpcuët në gozhdë” në moshën 33-vjeçare edhe pse ofertat nga klube të njohura nuk munguan. Dëshira e Bale për të ushtruar lirisht një tjetër sport si golfi mbizotëroi me ish-sulmuesin që tashmë ka vendosur t’i përkushtohet me kohë të plotë zanatit të ri.
Së fundmi, Bale do të marrë pjesë në një turne të golfit që zhvillohet në muajin shkurt në California, teksa fituesi i këtij kompeticioni do të përfitojë një shifër prej 9 milionë paund.
Ndërkaq, në këtë turne pritet të marrin pjesë 156 lojtarë profesionistë të golfit me Bale që do të garojë kundër tyre për të treguar nëse mund të jetë i suksessshëm edhe në këtë sport. /SuperSport/