Pas tërheqjes nga kandidatura, Joe Biden propozon që Kamala Harris të jetë e nominuara e demokratëve për presidente.
“Kolegët e mi demokratë, kam vendosur të mos e pranoj nominimin dhe të fokusoj të gjitha energjitë e mia në detyrat e mia si President për pjesën e mbetur të mandatit tim”.
“Vendimi im i parë si kandidat i partisë në vitin 2020 ishte të zgjedh Kamala Harris si Zëvendës Presidente. Dhe ka qenë vendimi më i mirë që kam marrë”.
“Sot dua të ofroj mbështetjen dhe përkrahjen time të plotë që Kamala të jetë e nominuara e partisë sonë këtë vit. Demokratë – është koha të mblidhemi dhe të mundim Trumpin. Le ta bëjme këtë”, ka shkruar Biden, në një postim në Facebook.