Pas shumë kohësh vetëm një rast me COVID-19

Një person është regjistruar pozitiv me koronavirus në Kosovë gjatë së hënës, nga 1.419 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 42 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 156.936.

Numri aktual i rasteve aktive me COVID-19 në nivel vendi është 632.