Pas shumë dite, asnjë i vdekur, e vetëm 30 raste të reja me COVID-19

30 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, nga 2.347 mostra të marra apo 1.27 për qind.

Ky është 24-orëshi i parë pas dy muajve që nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi. 

Janë shëruar 94 persona. Ndërkohë janë edhe 1.676 raste aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë administruar gjithsej 10.736 doza të vaksinës anti-COVID. Që nga fillimi i vaksinimit, në Kosovë janë administruar 1.407.955 doza.