Pas rezultatit të dobët në zgjedhjet komunale, dorëhiqet kryeministri i Maqedonisë Veriore

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, njëherësh kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të partisë.

Ai këtë e bëri në një konferencë për media në Shkup, ku ka uruar kundërshtarët politikë për fitoren në zgjedhjet komunale.

Partia e Zaev nuk shënoi rezultate të mira në raundin e dytë të zgjedhjeve komunale në Maqedoninë Veriore.