Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka komentuar rastet e fundit me koronavirus në Kosovë.
Ai në RTV Dukagjini ka thënë shifrat e ditës së sotme sa i përket të infektuarve me COVID-19 janë shqetësuese.
“Ky numër shpërfaq pakujdesinë tonë të përgjithshme pas lirimit të masave. Mbi të gjitha ky numër tregon papërgjegjësinë e qytetarëve për ta ruajtur jetën e vet dhe të tjerëve”, tha ai përcjell Telegrafi.
Ministri i Shëndetësisë thotë se rastet e ditës së sotme duhet të studiohen.
Zemaj thotë se lirimi më i madh i masave u bë në fund të qeverisjes së kaluar.
“Edhe hapja e çerdheve dhe kopshteve u bë pa paralajmërim paraprak. U hapën menjëherë edhe kufijtë tokësorë. Pra hapja e shumë sektorëve u bë në mënyrë të menjëhershme”.
Ministri i Shëndetësisë thotë se nga nesër do të aktivizohen edhe 200 zyrtarë që do të kontrollojnë pikat doganore apo përmes inspektorëve të shqyrtojë masat ndëshkuese për ata që shkelin rregullat”, theksoi Armend Zemaj.