Anësori i Kosovës, Milot Rashica, është kthyer në fushën stërvitore të Werder Bremenit, pas një periudhe pushimi.
Javë më parë u raportua se klubi i ka dhënë pushim njëjavor futbollistit shqiptar për të tejkaluar ngarkesën psikike, si pasojë e dështimit të transferimit te Bayer Leverkuseni.
“Ditët e kaluara nuk kanë qenë të lehta për Milotin, ka pasur shumë ngritje dhe rënie. Prandaj, vendosëm t’i jepnim një javë pushim në mënyrë që t’i kthjellonte mendimet dhe të fokusohet tërësisht vetëm te Werderi”, kishte deklaruar trajneri Florian Kohfeldt.
“Milot Rashica është kthyer në stërvitje me skuadrën e Werderit”, shkruan në njoftimin e faqes zyrtare të klubit në Twitter.