Pas përplasjes së rrezikshme Rey Manaj i kthehet vetëdija në spital

Sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj, ka humbur vetëdijen pas një përplasjeje të dielën në ndeshjen mes Sivassporit dhe Goztepes.

Manaj është dërguar menjëherë në spital, ndërsa klubi turk Sivasspor ka njoftuar se sulmuesit i është kthyer vetëdija.

“Manaj humbi ndjenjat si pasojë e një përplasjeje me një lojtar kundërshtar në minutën e tretë të ndeshjes. Pas ndërhyrjes së ekipit mjekësor në fushë, futbollisti është dërguar me ambulancë në spital. I është rikthyer vetëdija në spital. Pas përfundimit të analizave të nevojshme, informacion i detajuar për gjendjen e Manajt do të jepen për publikun”, ka shkruar Sivasspori.