Vetëm pak orë pas një interviste të dhënë për mediat e Kosovës, nga banesa e tij në Tiranë, Policia ka shpallur në kërkim Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit, Stresi.

Stresi është i treti tashmë i shpallur në kërkim nga policia e Kosovës, pas Noizy-t dhe Dj të grupit të tij, Bahtjar Bajraktari. Ai akuzohet për dhënie “Ndihme nё kryerjen e veprës penale “Lёndim i rёndё trupor”, që i referohet dhunimit të personazhit të TikTok-ut, Medi Iseni në Pejë disa ditë më parë.

Për këtë ngjarje është shpallur në kërkim fillimisht Noizy dhe Bajraktari, por të dy ata kanë reaguar dhe kanë thënë se nuk kanë aspak lidhje me dhunimin e tij, dhe se nuk e kanë prekur.
Ndërkohë pak orë më parë Stresi u shpreh se nuk është në kërkim, dhe sqaroi gjithë atë çfarë ndodhi pas koncertit.
Ai tha se Noizy nuk e ka prekur, e as vetë ai, teksa shtoi se policia e ka marrë në telefon një ditë pas ngjarjes dhe i ka kërkuar që të bëjë një deklaratë. Stresi tha se për deklaratën në polici, do të shkojë avokati i tij.
Njoftimi i Policisë së Kosovës:
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:
- Arkimed (Sali) LUSHAJ i lindur me 15.06.1987 nё Bajram Curr- Shqipёri.
I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:
“Ndihma” nё kryerjen e veprës penale “Lёndim i rёndё trupor”
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com