Ndarja e humoristit të njohur Bes Kallaku nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka qenë një nga ngjarjet më të përfolura në botën e showbizit shqiptar.
Së fundmi, zërat në rrjet kanë filluar të qarkullojnë me aludime se humoristi Bes Kallaku ka rigjetur dashurinë.
Protagoniste e këtyre aludimeve është Çiljeta Kormuzi, ish-konkurrentja e njohur e emisionit të dashurisë “Përputhen”.
Fansat kanë vënë re një afërsi të shtuar ndërmjet dyshes, e cila ka nxitur spekulimet për një lidhje të mundshme.
Pikënisja e këtyre aludimeve duket të jenë disa foto në rrjetet sociale, ku Bes Kallaku dhe Çiljeta Kormuzi shfaqen në të njëjtat vende në Bruksel.
Shtimi i dyshimeve për një romancë në zhvillim erdhi pasi Çiljeta u pa të merrte pjesë në një koncert të Besit në këtë shtet, gjë që shtoi akoma më shumë ujë në mullirin e thashethemeve.
Ndërkohë, ndjekësit në mediat sociale kanë shprehur bindjen e tyre se dyshja janë tashmë në një lidhje dhe nuk kanë ngurruar të lënë komente dhe urime për Kallakun dhe Kormuzin.