Me masat e reja që ka vendosur Qeveria për këtë fundjavë kundër COVID-19, nuk është ndaluar që të vizitohen parqet.
Duke mos pasur si opsion kafenetë, baret dhe restorantet apo qendrat rekreative, në Prishtinë qytetarët i janë drejtuar natyrës.
Nga disa fotografi që ka siguruar Klankosova.tv, shihet që parku në lagjen Taukbahqe ka qenë adresë për shumë veta për ta kaluar këtë të diel.
Ngjashëm duket të ketë qenë edhe në Parkun e Gërmisë. Parkingjet para barrierës së parkut shihet të jenë të stërmbushura me vetura, ku qytetarët i kanë lënë ato aty për të hyrë parkut pastaj.