Spanja ka hequr veton ndaj Kosovës për pjesëmarrje në samite dhe konferenca ndërkombëtare.
Ky lajm është mirëpritur nga eurodeputeti austriak Lukas Mandl, dhe raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, e cila e quajti hap të rëndësishëm për Kosovën.
Eurodeputeti austriak Lukas Mandl përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se pas këtij vendimi Spanja duhet ta njohë edhe pavarësinë e Kosovës.
Great that #Spain lifted its veto over #Kosovo's attendance at international meetings. 🇪🇸🇽🇰 Now full recognition must follow. Europe must speak with one voice. Domestic issues must not stand in the way of #EU-integration of the #WesternBalkans. 🇪🇺
— Lukas Mandl (@lukasmandl) May 1, 2020
“E shkëlqyeshme që Spanja hoqi veton ndaj pjesëmarrjes së Kosovës në takime ndërkombëtare. Tani njohja e plotë duhet të pasojë. Evropa duhet të flasë me një zë. Çështjet e brendshme nuk duhet të qëndrojnë drejt integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Mandl.