Pas aksidentit tragjik në Bullgari, reagon kompania ‘Besa Trans’

Ka reaguar kompania e autobusit të aksidentuar sot në Bullgari, “Besa Trans” nga Shkupi.

Përmes një shkrimi në ‘Facebook’ kjo kompani ka shpreh bashkëdhimbjen për tragjedinë e sotme.

‘Besa Trans’ shprehet e gatshme të punojë me organet kompetente të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë që të zbulohen hetimet sa më parë lidhur me aksidentin tragjik.

Reagimi i plotë i kompanisë:

Telegram Ngushëllimi

“Kjo është një tragjedi dhe ditë shumë e rëndë, me dhembje e pikëllim për gjithë popullin pasagjerët tanë dhe stafin e agjensionit Besa Trans në Shkup”.

Kompanija esht ne bashkpunim me organet kompetente te R. Bulgaris dhe R.V.Maqedonis me qellim qe te zbulohen hetimet sa me shpejt.

Zoti qofte me Ju dhe familjet e viktimave,për të lënduarit shërim sa më të shpejtë kurse viktimat ti shpërblej me parajsë.

Qofshim nën mbrojte te Zotit

075 273 732
Per cdo informat lidhje me rastin.