Pas 7 muajsh pritjeje, Thaçi dekreton kthimin e ambasadores Çitaku nga SHBA-ja

Pas shtatë muajsh pritjeje, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka firmosur dekretin për tërheqjen nga detyra të ambasadores Vlora Çitaku nga misioni në SHBA.

Vendimi për kthim të ambasadores Çitaku dhe disa të tjerëve, ishte marrë më 3 mars nga ish-ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, por duhej edhe dekreti i presidentiti dhe Thaçi e ka firmosur atë më 2 tetor.

Dekreti i Thaçit ka katër pika, dhe në pikën 2, i lejohet Çitakut që të vazhdojë misionin deri në emërimin e shefit të ri të ambasadës në Washington.