Pas 40 rasteve, Zemaj: Do të shtohet mbikëqyrja, situata është nën kontroll

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se gjendja me koronavirus vazhdon të mbetet normale, duke shtuar se nuk ka nevojë të bëhet panik.

Ai në një konferencë për media pas orës 22:00, ka thënë se krejt çka duhet është të respektohen rekomandimet nga institucionet relevante.

“Gjendja është normal, nuk ka vend për panik ashtu siç është prezantuar në orët e pasdites, krejt çka duhet është ta rrisim kujdesin, ta mbajmë distancën dhe ti respektojmë rekomandimet. Për këtë arsye organet e pavarura do ta shtojnë kontrollin e mbikëqyrjes”, theksoi Zemaj.

Ai u ka bërë  qytetarëve ka bërë thirrje që të bëhet kujdes. “Gjendja duhet të ndryshojë për së miri dhe të mos kemi nevojë të përballemi me masa shtesë. Virusi është akoma prezent, mos besoni deklaratave të ndryshme për shkak të interesave të ndryshme, por besojuni profesionistëve shëndetësorë”, tha ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Ai ka treguar Qeveria ka marrë vendim që qysh nesër të ketë lëvizje të lirë edhe në kufi.