Ish-portieri legjendar i Real Madrid dhe Spanjës, Iker Casillas dhe gazetarja Sara Carbonero janë duke u divorcuar. Sipas mediave spanjolle ata nuk jetojnë më bashkë.
Casillas me një karrierë prej 17 vitesh në Madrid dhe 5 vitesh në Porto thuhet se pas ndarjes është zhvendosur te shtëpia e familjes së tij. Iker dhe Sara u martua pesë vjet më parë kurse lidhja filloi në vitin 2010.
Në vitin 2010 ata kurorëzuan lidhjen e tyre në një mënyrë shumë të veçantë. Casillas po jepte intervistë pas fitimit të Kupës së Botës dhe në një moment puth Sarën. Edhe Sara ka një karrierë të madhe në botën e televizonit.