Partitë boshnjake s’kanë kushte, e votojnë qeverinë dhe presidenten

Ka përfunduar takimi i presidentes në detyrë, Vjosa Osmani, kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me përfaqësuesen e komunitetit boshnjak në Kosovë, Emilija Rexhepit. 

Pas këtij takimi para mediave foli Rexhepi, e cila tha se ky komunitet nuk ka asnjë kusht për Kurti dhe Osmanin. 

Ajo tha se të përfaqësuesit e komunitetit boshnjak në Parlamentin e Kosovës do të qëndrojnë në sallë në seancën kur do të votohet qeveria dhe në atë kur do të votohet presidentja dhe se vota e tyre do të jetë për Kurtin dhe Osmanin.