Paris Hilton, është shtatzënë me fëmijën e saj të parë me të fejuarin Carter Reum.
Ylli i “Simple Life” dhe i fejuari i saj biznesmen Carter Reum, do të mirëpresin fëmijën e tyre këtë vit, shkruan Daily Mail, përcjell Klankosova.tv.
Në janar 40-vjeçarja tha se po kalonte trajtime të pjellorisë dhe shpresonte të bëhej nënë së shpejti. Ajo gjithashtu ka treguar se shpresonte të kishte binjakë dhe konkretisht një djalë dhe një vajzë.
Para ditëlindjes së saj, Paris ka kaluar nëpër procedurën e tërheqjes së vezëve.
“Ishte e vështirë, por e dija se do t’ia vlente. Unë e bëra atë dy herë”, ka thënë ajo.
Ajo gjithashtu ka treguar se ajo dhe i fejuari i saj kishin diskutuar tashmë mbi emrat për fëmijët.
Paris dhe Carter janë fejuar në muajin shkurt në një ishull privat tropikal ndërsa ai i ka dhuruar asaj një unazë diamanti masiv prej 1 milion dollarësh të projektuar nga Jean Dousset. Ata ishin bashkë vetëm një vit.