Në Kosovë sot do të ketë mot me vranësira, ka bërë të ditur Prishtina Weather.
Ditën ndërkaq, sipas parashikimit, priten edhe intervale me diell.
Nesër ndërkaq do të jetë kryesisht kthjellët dhe me diell ndërsa në mëngjes me ngrica.
24.11.2020 – Paradite me vranësira. Ditën vranësirat do të shpërndahen e priten edhe intervale me diell.
25.11.2020 – Kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica, përgjatë ultësirave mjegull.
26.11.2020 – Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica. Përgjatë ultësirave mjegull, ditën kryesisht kthjellët, me diell.
27.11.2020 – Mëngjesi i ftohtë. Përgjatë ultësirave mjegull, ditën kryesisht me diell.
Temperaturat maksimale gjatë ditës do të luhaten përreth vlerave mesatare, derisa ato minimale mbeten pak të ulëta. Minimalet do të luhaten nga -3C deri +1C, e maksimalet nga 7C deri 11C.
Era do të fryjë e lehtë 1-3m/s kryesisht nga kahu jugor. Ditën e martë me intenzitet mesatar nga verilindja 6-10m/s.
Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera mesatare, me tendencë të rënies.