Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të mbajë mot me vranësira dhe me intervale me diell.
Sipas këtij njoftimi, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 11 gradë Celsius.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.