Situatë pothuaj e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj të mbajë edhe gjatë ditëve vijuese.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull e radiacionit, ndërsa gjatë ditës parashihte mot kryesisht i vranët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10 dhe 12 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.