Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Në Kosovë pesë ditët e ardhshme to të mbajë mot kryesisht me diell.

Të hënën, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Të martën do të mbajë mot i ngjashëm, mirëpo në mesditë temperaturat minimale do të jenë më të ulëta për 4-6 gradë. E në mëngjes parashihen edhe ngrica të dobëta.

Edhe e mërkura do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

“Mëngjesi sikur edhe ditët tjera do të jetë me ngrica të dobëta , ndërsa gjatë ditës grafiku i temperaturave do të rritet”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Të enjten do të ketë mot me diell dhe vranësira më të theksuara se ditën e mërkurë.

“Temperaturat maksimale do të ulen për 1-3 gradë, ndërsa minimalet mbeten konstante”, thuhet tutje në njoftimin e këtij instituti.

Edhe dita e premte mbetet me kushte pothuajse të ngjashme meteorologjike, përpos që minimalet do të rriten për 3 gradë, ndërsa maksimalet mbeten të ngjashme.

Gjatë gjithë javës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja dhe jugperëndimi.