Javën e ardhshme pritet të ketë zbritje të temperaturave, ku do të krijohen kushte edhe për fjolla bore.
Të hënën do të mbajë mot kryesisht i vranët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, pasdite do të krijohen kushte për riga lokale shiu. “Do të ketë rënie të temperaturave minimale dhe në mbrëmje rigat e shiut parashihen të shndërrohen në fjolla bore, ndërsa në viset malore parashihet të ketë vetëm reshje bore”.
Të martën po ashtu do të mbajë mot kryesisht i vranët, pasdite me riga shiu. Temperaturat minimale do të rriten mbi zero, ndërsa maksimalet mbeten konstante.
Të mërkurën vende-vende do të ketë edhe riga shiu dhe reshje bore.
Ndërkaq të enjten, pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat mbeten tipike dimërore, me vlera të ulëta në të dy ekstremet.
Edhe të premten do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Nuk parashihen ndryshime në fushat termike.