Parashikimi i motit për pesë ditë e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se gjatë 5 ditëve të ardhshme në Kosovë parashihet të mbajë mot relativisht i qetë, me përjashtim të ditës së hënë ku parashihet që vende-vende të ketë riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-31 gradë Celsius.

Indeksi UV parashihet të jetë mesatar deri i lartë. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë të mira, për shkak të reshjeve të fundit dhe prezencës së elementeve aktive meteorologjike. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s.