Moti i paqëndrueshëm që po mban në fundjavë, do të mbetet edhe gjatë javës në vijim. Të hënën sërish priten reshje shiu, vende-vende edhe mund të jenë pak më intensive, e të martën të shoqëruara edhe me bubullima.
Sipas Prishtina Weather, ditën e mërkurë e të enjte do të ketë intervale më të gjata me diell, megjithëse të mërkurën mbeten mundësi për reshje lokale shiu.
“Nga e premtja sërish rikthehen reshjet e shiut që vazhdojnë edhe ditën e shtunë. Sipas parashikimeve të fundit, nga dita e diel mund të kemi një periudhë pa të reshura me më shumë diell, si dhe një rritje të temperaturave mbi vlera mesatare. Cilësia e ajrit edhe ditëve të para të javës në vijim mbetet në vlera të pranueshme dhe mesatare. Vetëm orëve të mbrëmjes, mund të kaloj shkurtimisht në vlera të dobëta. 19.04 – Kryesisht vranët. Nga mëngjesi kohëpaskohe priten reshje shiu. Vende-vende reshjet mund të jenë të intenzitetit mesatar. Në viset malore priten reshje bore. 20.04 – Kryesisht me vransira. Orëve të pasdites priten reshje lokale shiu me bubullima. 21.04 – Pjesërisht vranët, me më shumë diell. Pasdite me mundësi për reshje lokale shiu. 22.04 – Paradite me kthjellime. Ditën do të ketë shtim të vransirave, por mbeten edhe intervale me diell. 23.04 – Kryesisht me vransira dhe me të reshura shiu kohëpaskohe. Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 2C dhe 4C, e të premten edhe deri në 6C. Maksimalet luhaten nga 11C deri 14C, e ditën e enjte mund të arrijnë në 17C”, thuhet në njoftim.
Pas të hënës ku pritet të fryj erë verlindore 4-9m/s, në ditët vijuese do të fryj më shumë erë nga jugperëndimi 3-9m/s.
Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, me tendencë të rritjes në pjesën e dytë të javës.