Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se moti të shtunën dhe të dielën do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të lehta.
Sipas njoftimit, vendi do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.
“Kjo situatë barike do të mundësoj që gjatë këtyre dy ditëve të vikendit të mbajë mot kryesisht me diell me pak vranësira të lehta të cilat mund të kenë shtrirje për gjatë relievit malor”, thuhet në parashikimin e motit nga IHMK-ja.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-34 gradë Celsius.
Në Prishtinë temperaturat do të arrijnë deri në 33 gradë Celsius gjatë ditës së shtunë, ndërkaq të dielën deri në 34 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.