Instituti Hidrometeorologjik Kosovës ka bërë të ditur se edhe gjatë ditës së sotme do të ketë mot të ndryshueshëm.
Sipas njoftimit, dita fillon me rreze dielli, por pastaj rrezet e diellit do të zëvendësohen me vranësira, reshje shiu dhe shkarkime elektrike.
“Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-29 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet në vlerat e mesatareve. Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.
