Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik.

IHK-ja njofton se kjo situatë do të krijoj kushte për krijimin e vranësirave të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore, përcjell Klankosova.tv.

“Reshjet e borës më të fokusuara parashihen në viset e larta malore. Sa i përket temperaturave, ato do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”.

“Kushtet biometeorologjike mbesin relativisht të mira, por jo edhe kushtet agrometeorologjike, pasi që fusha e pemëtarisë, konkretisht lulet e disa pemëve të hershme, mund të rrezikohet nga vlerat negative që parashihen në fillim të javës (të hënën dhe ditën e marte)”, thuhet tutje në njoftimin e IHK-së.