Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës se temperaturat minimale gjatë javës do të lëvizin ndërmjet 4 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13 deri në 18 gradë Celsius.
Gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i ndryshueshëm, përcjell Klankosova.tv.
“Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të prezencës aktive të elementeve dhe dukurive meteorologjike”, thuhet në njoftimin e IHK-së.
Tutje, në këtë njoftim thuhet se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.
