Situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë edhe për gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit, ndërsa sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës kjo si pasojë e masave anticiklonike që janë shtrirë ditëve të fundit mbi vendin tonë dhe përgjithësisht mbi Gadishullin e Ballkanit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-12 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimit e lehtë deri mesatare.