Të premten rreth orës 09:40 në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovë- IPFK, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës.
Gjatë kontrollimit të rrobave të sjella nga familjarët, oficerët korrektues kanë zbuluar se në mënyrë të kamufluar brenda rrobave është tentuar të futet substancë e dyshuar narkotike në IPFK.
Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar substancën e dyshuar narkotike, ndërsa për familjarët e dyshuar, sipas procedurës për rastin është njoftuar policia.
Shërbimi Korrektues i Kosovës çdo herë mbetet i përkushtuar dhe vigjilent në luftimin e dukurive negative dhe kontrabandës brenda IPFK-së, institucioneve korrektuese dhe atyre të paraburgimit.