Paralajmëron ministri Vitia: Javëve në vijim koronavirusi do të hyjë në kulmin e prekjes

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka paralajmëruar rritje të numrit të rasteve me koronavirus.

“Duhet të bashkëpunojmë për të mbrojtur shëndetin publik. Pakujdesia më e vogël na kushton humbje të mëdha të jetëve. Sëmundja e COVID-19 javëve në vijim do të hyjë në mënyrë kulmimante të prekjes”, tha ai para gazetarëve.

Sipas tij, falë masave të ndërmarra kemi arritur që deri sot të kemi situatë të kontrolluar në raport të të sëmurëve por kjo nuk mjafton.

“Gjatë ditëve të fundit kemi pasur një numër të madh të infektuarish, kemi marrë rekomandimet për masa më rigoroze. Çdo lëshim i vogël mund të na kushtoj shumë”, tha ai.

Sipas tij, jemi në situatë kur nuk duhet dhe nuk mundemi ta tolerojmë virusin dhe na duhet bashkëpunimi me ju qytetar.

“Marrë parasysh këtë, prej sot në mesnatë hyjmë në fazën që secila komunë do të ketë masa të izolimit dhe qarkullimit”, tha Vitia.

Ai shtoi se kanë marrë rekomandime të reja nga IKSHP.