Paralajmërohet ulja e çmimit të derivateve në Kosovë

Ditëve në vazhdim mund të ketë ulje të çmimit të derivateve në Kosovë.

Kështu ka thënë për Klankosova.tv Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve.

Berjani tha se nuk dihet se sa do të jetë çmimi sepse nuk përcaktohet prej tyre.

“Sa i përket ditëve në vijim nuk mund të themi se çfarë çmime do të kemi, sepse çmimet nuk përcaktohen nga ne. Por, ka lëvizje në berzë. Trendi është në rënie, që do të thotë çmimet mund të jenë më të lira se këto në ditët në vijim”.

Ai theksoi se aktualisht çmimi për një litër naftë është 1 euro e 58 cent, kurse benzina është 1 euro e 38 cent.

“Sa u përket çmimeve të derivateve në Kosovë sot çmimet sillen 1 litër naftë, 1 euro e 58 cent, ndërsa benzina, 1 euro e 38 cent”.

Gjatë javëve të fundit, çmimi i derivateve në Kosovë është ngritur, pavarësisht se në vendet e rajonit, por edhe në bursë ka rënie të çmimit të derivateve.