Punëtorët që janë pranuar në Trepçë po paralajmërojnë protesta para Qeverisë, ata po e konsiderojnë të pa drejtë që të anulohet i gjithë procesi i konkursit për shkak të pesë personave .
Punëtoret të cilët ishin pranuar ditë më parë në Trepçë, kanë paralajmëruar protestë para Qeverisë, duke kërkuar edhe takim me kryeministrin Kurti, për arsye se, siç kanë thënë këta punëtorë, 5 persona që kanë të kaluar politike po tentohet padrejtësisht të anulohet i gjithë konkursi.
Punëtorët kanë thënë se do të shkojnë para Qeverisë edhe të protestojnë duke kërkuar takim edhe me Kryeministrin Albin Kurti.
Ata i kanë thënë ‘Jepi Zë’, se janë 5 persona që kanë të kaluar politike ndërsa në takim me kryeministrin janë paraqitur si kundër ish të preferuarave të tyre.
Sipas punëtorëve të pranuar, ata ndihen në stres dhe tension se çfarë do të ndodhë me fatin e tyre.
Ndryshe Qeveria e Kosovës ditën e premte ka shkarkuar bordin e Trepçës.
Disa punëtorë që ju kishin dalur emrat si të pranuar në Trepçë po përgatiten për protestë, mirëpo për mos anulim konkursi.
Punëtorët kanë thënë se do të shkojnë para Qeverisë edhe të protestojnë duke kërkuar takim edhe me Kryeministrin Albin Kurti.