Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 16.1% do të përfundojë në Gjykatë, pasi shoqëria civile ka vendosur ta sfidojë ligjërisht.
Grupi nga iniciativa qytetare “Asnjë cent më shumë”, bën të ditur se padinë kundër ZRRE-së do ta dërgojnë të martën në gjykatë.
Avokati i angazhuar për ta ngritur padinë nga grupi protestues “Asnjë cent më shumë”, Ardian Bajraktari, e ka konfirmuar për RTK-në se po punojnë intensivisht që ta padisin sa më shpejt ZRRE-në, të cilën e akuzojnë për vendim të paligjshëm.
Përfaqësuesi i kësaj nisme qytetare, Ali Sefaj, tha se përveç protestave, tashmë kanë vendosur që t’i ndjekin edhe rrugët ligjore kundër vendimit të ZRRE-së.