Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), sot ka mbajtur një protestë, ndërsa kanë paraqitur gjashtë kërkesa për Qeverinë e Kosovës, ndër të cilat ishin Ligji i Pagave, Ligji i Sigurimeve Shëndetësore.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, tha se Qeveria e Kosovës nga 20 prilli arsimtarët do t’i shohë në grevë
Qeveria e Kosovës, sipas tij, po heshtë, duke nënçmuar kështu kërkesat e punëtorëve të Kosovës dhe duke treguar mungesë të gatishmërisë për dialog.
“Këtu janë vetëm veprimtarët sindikalë. Në të ardhmen do të jetë e tërë anëtarësia. E dikujt nuk do t’i dalin hesapet si duhet, e ajo që nuk i dalin hesapet do të jetë Qeveria”, theksoi Jasharaj.