Kryeministri Kurti do të bisedojë edhe me opozitën lidhur me dialogun me Serbinë. Kështu po thotë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu .
Kryeziu thotë se qëllimi në rinisjen e dialogut është që Kosova dhe Serbia duhet të jenë palë të barabartë në tryezën e dialogu
“Presim që takimet me opozitën të realizohen gjatë këtij muaji. Duhet të palët të jenë të barabarta në tryezën e dialogut, ku Kosova është palë e dialogut dhe jo temë, siç ka qenë deri tani. Dialogu duhet të jetë në shërbim të dy popujve, jo politikanëve”, u shpreh ai.
Tutje, Kryeziu shtoi se Qeveria Kurti ka ripërsëritur synimin që të përgatisë padinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për Serbinë në lidhje me krimet e saj.
Teksa theksoi se padia ndaj Serbisë është një ndërmarrje gjigante që kërkon përgatitje të mirëfilltë dhe përfshirje të ekspertëve juridikë, Kryeziu tha se në këtë rast ekspertët kanë në krah një qeveri vullnet politik që një gjë e tillë të bëhet.
“Ne jemi në muajin e dytë të qeverisjes dhe kemi nisur diskutimet mbi kornizën ligjore për identifikimin e të gjitha provave dhe trajtimin e tyre”, u shpreh për Euronews Albania, zëdhënës i qeverisë Kurti.