Pandemia nuk ka ndikuar në rënien e të hyrave në Fondin e Kursimeve Pensionale, pasi që ka pasur një kthim të investimeve me vlerë prej 71 milionë euro.
Zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se viti 2021 Trustin e ka gjetur në gjendje të mirë, por ai ka thënë se duhet të shikohet gjendja në tregjet financiare.
“Për fat të mirë, vitin e kaluar e kemi mbyllur pozitivisht me një kthim nga investimet më shumë se 71 milionë euro, edhe ky vit ka filluar pozitivisht, janarin e kemi me kthim pozitiv, por duhet parë se do të ec gjendja në tregjet financiare e ndërlidhur fort me çështjen e pandemisë me zgjidhjet që mund të bëhen me gjetjen e vaksinës së duhur për të luftuar virusin”.
Demi, tutje ka thënë se tani për tani nuk ekziston mundësia për tërheqje të parave të tjera për rimëkëmbke ekonomike, përveç 10%.
“Aktualisht legjislacioni në fuqi deri me datën 6 prill, mundëson tërheqjen e 10% edhe nuk ka ndonjë bazë ligjore për tërheqje të tjera, përveç tërheqjeve të zakonshme që janë pensionit të moshës 65 vjeç apo rastet e invaliditetit, apo rastet e vdekjeve”.
Ai ka sqaruar se 70% të mjeteve aktualisht i kanë të investuara në tregjet ndërkombëtare.
“Aktualisht i kemi rreth 70% të mjeteve të investuara në tregjet financiare ndërkombëtare në Kosovë, janë të investuara gati 30% ose gjenden në vend, edhe është shifra më e lartë që e kemi pasur ndonjëherë si shifra më e lartë që e kemi pasur brenda vendit duke qenë se mundësitë janë të kufizuara për të investuar në vendin tonë”, ka thënë Demi.