Pamje mahnitëse të Rrugës së Kombit ka publikuar të mërkurën në Facebook, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Teksa është lavdëruar për mirëmbajtjen e rrugës, vëmendjen në video e ka marrë bora që ka mbuluar gjithçka.
Në video shihet edhe tuneli i Kalimashit, por edhe pikëndalimi për pagesë.
“Mirëmëngjes, dhe me rrugën e Kombit, e cila kalohet normalisht dhe tanimë garanton standardet më të larta të sigurisë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar ai në Facebook.