Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë se Kosovës duhet t’i liberalizohen vizat në mënyrë urgjente, kjo sipas tij, nëse Bashkimi Evropian dëshiron që ta kthejë kredibilitetin në Ballkanin Perëndimor, sidomos për shtetasit kosovarë.
Ai një panel diskutimit me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor ka deklaruar sot se SHBA-të i bëjnë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të zbatojnë zotimet e arritura më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë me nënshkrimit e Marrëveshjes së Washingtonit.
Palmer ka theksuar se edhe Administrata Biden do të shpres zotimet e saj për t’i ndihmuar Ballkanit Perëndimor, njofton Klankosova.tv.