Familjet e dy zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj, kanë shtrirë dorën e pajtimit, gjashtë muaj pasi një konflikt mes tyre përfundoi me vrasjen e të dyve.
Ka qenë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, që ka bërë të ditur me një video se dy familjet janë pajtuar.
Vritet Astrit Ademaj, kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës
Në shtator të vitit të shkuar, në një lokal të Pejës, ish-kandidati për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj, dhe ish-kandidati për kryetar të Deçanit, Blerand Kadrijaj, pas një fjalosjeje dyshohet se kishin nxjerrë armët dhe kishin shtënë në drejtim të njëri-tjetrit.
Fjalët mes Astrit Ademajt dhe Blerand Kadriajt para se të vriteshin, zbardhet deklarata e Avni Ademajt
Siç kishte njoftuar Gjykata Themelore në Pejë, vëllai i Astrit Ademajt, Avniu, kishte shtënë në drejtim të Kadrijajt, ndërsa në të njëjtën kohë Kadrijaj kishte shtënë në drejtim të vëllezërve Ademaj. Si pasojë e të shtënave vdiqën Kadrijaj dhe Astrit Ademaj. Avni Ademaj ishte lënduar në dorë.
Ndaj Avni Ademajt ishte caktuar masa e paraburgimit.
Zyrtarisht motivet e vrasjes së dyfishtë në Pejë mbeten akoma të panjohura për publikun.