Pagat për punëtorët që paguhen nga buxheti i shtetit do të dalin më herët këtë muaj.
Në Ministrinë e Financave dhe Transfereve deklarojnë se kjo po bëhet për të ndihmuar në procesin e përballimit të masave kundër pandemisë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini i ka thënë Gazetës Express se pagat do të ekzekutohen më 26 mars.
“Ministria e Financave dhe Transfereve, përkatësisht Thesari ka bere planin e rrjedhës së parasë sipas te cilës kryhen të gjitha obligimet ndaj të gjithë përfituesve para kohës, për të ndihmuar në procesin e përballimi të masave kundër pandemisë. Prandaj ju njoftojmë se sipas planeve aktuale, pagat për sektorin publik (përfituesit që paguhen nga buxheti i shtetit) do të procesohen para kohës, me datën 26 Mars 2020”, thuhet në përgjigjet e Shahinit për Gazetën Express.
Ndryshe, sot është konfirmuar edhe një rast i ri me koronavirus, duke bërë që numri i rasteve në vend të shkojë në 22.