Pacolli reagon në lidhje me thashethemet rreth vrasjes së Liridonës

Kryetari i AKR-së, Bexhet Pacolli, ka reaguar në lidhje me thashethemet rreth vrasjes së Liridona Ademajt nga ish-këshilltarëmi i tij, Naim Murseli.

Nëpërmes një postimi në Facebook, Pacolli ka theksuar se. jerëz që nuk kanë lidhshmëri me ngjarjen, imponohen në televizion dhe media të ndryshme ku rrëfejnë, hamendësojnë, gënjejnë dhe shpikin skenarë.

“Jam shumë i zhgënjyer nga fakti që disa njerëz të paskrupulltë, pa asnjë respekt për tragjedinë e ditëve të fundit, për viktimën dhe njerëz tjerë që nuk kanë lidhshmëri me ngjarjen, imponohen në televizion dhe media të ndryshme ku rrëfejnë, hamendësojnë, gënjejnë dhe shpikin skenarë, thjesht për të thënë diçka”, ka shkruar Pacolli.

Më tutje, ai ka thënë këta njerëz me gënjeshtrat e tyre po iu shkaktojnë dhembje familjarëve të Liridonës.

POSTIMI I PLOTË:

Jam shumë i zhgënjyer nga fakti që disa njerëz të pa skrupull, pa asnjë respekt për tragjedinë e ditëve të fundit, për viktimen dhe njerëz tjerë qe nuk kanë lidheshmeri me ngjarjen, imponohen në televizion dhe media të ndryshme ku rrëfejnë, hamendësojnë, gënjejnë dhe shpikin skenarë, thjesht për të thënë diçka.

Kështu, këta njerëz faqezinj përmes ekranit dhe platformave mediatike mundohen të ngatërrojnë publikun me gënjeshtra të pakuptimta, duke krijuar narrativa të shpikura për njerëzit (që nuk kanë asnjë lidhje me rastin).

Këta njerëz po u shkaktojnë dhembje, atyre, fëmijëve dhe familjeve të tyre.

Këta duhet të përgjigjen para drejtësisë!