Pacolli: Qeveria Kurti duhe ta ftojë sektorin privat të jetë pjesë e hartimit të strategjisë së energjisë

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, në një reagim të shkruar në twitter, thotë se Qeveria Kurti duhet t’i bëjë ftesë sektorit privat të jetë pjesë e projektit të strategjisë së energjisë.

Për këtë, Pacolli thotë se duhet të bashkohet edhe opozita, përcjell Klankosova.tv.

”Qeveria duhet të ftojë sektorin privat të jetë pjesë e hartimit të strategjisë së energjisë, jo pa konsultime. Duhet të bashkohet edhe opozita për të pasur një konsensus kombëtar për të ardhmen e energjisë. Me logjikën aktuale, problemet energjetike të #Kosovës nuk do të zgjidhen”.

Tutje Pacolli vazhdon reagimin e tij duke shprehur shqetësim se pas festave, çmimi i energjisë në treg do të ketë rritje sërish.

”Pas festave, çmimet në tregjet e energjisë do të rriten sërish, ndërsa sfidat do të thellohen më tej nëse nuk vendoset një politikë dhe strategji realiste #energjetike, jo duke luftuar sektorin privat, por duke i ftuar ata që të bëhen pjesë e zgjidhjes së #Kosovës. problemet”.