Presidenti i AKR’së, Behgjet Pacolli, thotë se kanë programin e duhur për qeverisjen e Kosovës. Thotë se që nga e kaluara, programi i prezantuar i AKR’së është marrë nga partitë rivale politike në Kosovë.
Komentet Pacolli i bëri në T7 në emisionin ‘Kosova Voton”
“AKR’ja si gjithmonë ka qenë inovative në programin e vetë elektoral dhe shtyllat e programit të AKR’së gjithmonë kanë qenë një po e quaj, ‘life motiv’ për të gjitha ata që e kanë ditë rëndësinë e programit ekonomik dhe e kanë dashur Kosovën’, tha Pacolli.
“Pikat e programit ekonomik të AKR’së gjithmonë kanë qenë inovative, edhe sot partitë politike tentojnë t’i implementojnë por origjinali gjithmonë mbetet tek ne dhe është pothuajse e pamundur pasi për t’i implementuar ato nevojitet shumë kreativitet, nevojitet shumë vullnet, nevojitet dituri, përkushtim dhe ajo që është me rëndësi, nevojitet edhe eksperiencë”, shpjegoi ai.
“Ne kemi një program i cili praktikisht hramonizon gjithë atë që nuk është realizuar nga programet e AKR’së deri më tani dhe që Kosova ka nevojë urgjente për të futur në program qeverisës pikat e këtij programi’, tha Pacolli.