Pacolli: Ishte një propozim briliant nga LDK për bashkpunim në zgjedhjet e 14 shkurtit

Në emisionin ‘’Prime Time’’ në televizionin Kanal10 i ftuar është Behxhet Pacolli ku temë diskutimi do të jetë gara e AKR-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Pacolli ka thënë se sa i përket LDK-së, është një partia më serioze që sot e kemi, LDK është brumi i njejtë me AKR-në, nëse shofim shtyllat programore të dy partive janë të njëjta.

“Unë jam i bindur dhe nuk ka hezitim dhe është fat i keq që në zgjedhjet e fundit nuk kemi qenë bashkë me LDK-në sepse së bashku do të ishim fitues’’, ka thënë Pacolli, transmeton Portali.info.

Tutje Pacolli ka thënë se propozimi për bashkëpunim nga LDK-ja ka qenë birliant dhe se AKR-ja ka pranuar dhe është gjithçka në rregull.