Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, është ftuar bashkë me bashkëshorten e tij, në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur amerikan Joe Biden.
Këtë e ka bërë të ditur vet këshilltari i Pacollit, Naim Murseli, në një reagim të tij ndërsa shton se ata u ftuan si mysafirë nga miqtë demokratë.
”Javën e kaluar kam pranuar ftesën e z. Behgjet Pacolli dhe zonjës Pacolli për inagurimin e Presidentit Joe Biden, në të cilin ishin të ftuar si mysafirë nga miqtë tonë demokrat. Miqësia jonë me Shtetet e Bashkuara është një dhuratë nga Zoti!”, shkruan Murseli.
I pyetur nga Klan Kosova nëse Behgjet Pacolli do jetë pjesë e këtij inaugurimi, Naim Murseli u shpreh se për dallim nga ai për inaugurimin e Donald Trump, këtë herë nuk do të jetë pjesëmarrës.