Pacientët e shtrirë në Mjekësinë Sportive barten në mjekimin intensiv

Pacientët e shtrirë në Mjekësinë Sportive janë duke u bartur në Mjekimin Intensiv Qendrore.

“Arsyeja, është pasi që QKUK-ja është duke i zgjeruar kapacitetet në Mjekësinë Sportive”, i ka thënë KOHËS Shpend Fazliu, zëdhënësi i QKUK-së.

QKUK-ja tash e sa javë ka vënë në dispozicion edhe klinika tjera për trajtimin e rasteve me COVID-19, pas rritjes së numrit të të infektuarve.