![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2020/05/bajrami.jpg)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2019/03/express-logo-author-96x96.png)
Myslimanët e Kosovës, por edhe të mbarë globit sot festojnë Fitër Bajramin, festë kjo që vjen pas agjerimit njëmujor të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Mirëpo siç është bërë e ditur edhe më parë për shkak të Panedmisë COVID-19, kësaj radhe namazi i Bajramit nuk do të falet në xhamitë e Kosovës.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, por edhe liderët politikë, kanë ftuar besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë që t’u përmbahen udhëzimeve dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për t’u mbrojtur nga pandemia, duke anuluar edhe vizitat familare.
Edhe pritjet tradicionale në zyrat e BIK, sivjet janë anuluar si shkak i pandemisë.
Bajrami karakterizohet me vizitat familjare por Bashkësia Islame dhe institucionet shëndetësore besojnë se besimtarët do të respektojnë rekomandimet e tyre andaj edhe nuk do të merren masa shtesë.
Ndërkohë Turqia ka vendosur që nga e shtuna e deri të martën kur edhe përfundon festa e Bajramit të shkojë në izolim të plotë. Masë e njëjtë e karantinimit do të zbatohet edhe në Maqedoninë e Veriut.