Reperja e njohur shqiptare, Tayna, ka qenë e dashur për publikun që nga fillimet e para të karrierës dhe njësoj po vazhdon edhe sot.
Tayna ka ndryshuar edhe nga pamja mirëpo po e ruan ‘zjarrin’ e fëmijërisë akoma.
Ishte vetë Tayna e cila e dha pikërisht këtë mesazh për ndjekësit e saj të shumtë nëpërmjet një imazhi të publikuar nga e kaluara dhe sot.
“Mbi të gjitha mos lejo moshën të të shuajë zjarrin e fëmijës që ke brenda vetes”, ka shkruar rep-artistja shqiptare.